Pas një kalvari të gjatë mundimesh me ne fund ata të dy u bënë bashkë në qershor të vitit 1992. Në 31 mars 1993 ata u bënë prindërit e një fëmije të mrekullueshëm, Matteos. Çdo kursim dhe sakrificë, orë të shumta jashtë orarit të punës kishin qëllim vetëm rritjen e mirë të tij.

Ndërsa në 21 qershor 2002 Zoti i bekoi ata me një vajzë. Ajo është Alessia Dule. Vajza u rrit. Ajo po ndjek shkollën në vendin fqinj dhe sot është adoleshente. Në 13 shtator të këtij viti një telefonatë nga Roma i dha nje lajm. Ajo u njoftua se fitoi çmimin e parë për hartimin e saj mbi emigracionin, një projekt social që kishin bërë gjatë klasës së 8 me bisedën dhe njohjen e një emigranti afrikan e organizuar nga fondazione Astalli në Romë.

Ajo tregoi historinë e ardhjes së babait të saj në Itali 25 vite më parë.

“Historinë e anijes ma ka treguar babi. Ne duhet të shkruanim një esse për emigrimin. Thashë pse të shkruaj një histori të një emigranti që vjen nga Afrika kur mund të shkruaj historinë e babait tim”, rrëfen Alessia Dule.

Pas lajmit për çmimin Alessian e  priste një udhëtim shumë i bukur në Romë. E shoqëruar nga tre  profesoreshat e saj, nga shokët dhe shoqet. Ky ishte një demostrim shumë emocionant dhe me rëndësi, pasi po e bënin këtë udhëtim për shoqen e tyre për t’i qënë pranë në një ditëe kaq të bukur.

“Po,isha në Romë me klasën, vajtëm bashkë tek auditorium Massimiliani dhe pastaj në fund fare më morën në podium dhe lexuam të gjithë essenë time”, thotë Alessia.

Jeta për familjen Dule nuk ka qënë e lehtë në emigracion. Vështirësitë e viteve të para duket se morrën fund në 1998-ën.

“Babi tani është imprenditor në Shqipëri. Kam dhe një vëlla po tani nuk jeton në Itali se është në Londër, studion në shkollë. Mami ri në shtëpi më mban mua (qesh)”, thotë Alessia.

Alessia është krenare për origjinënë e saj. Me këtë frymë është rritur në familje. Ka studiuar edhe më shumë se bashkëmoshatarët italianë. Kjo e bën atë të mos ndjejë racizëm apo mospranim në shoqëri. Dhe këtë ju këshillon edhe të tjerëve.

Që në fillim ishte ndihmuar nga njerëzit që jetonin aty. I jepnin rroba, mobilje të vjetra, çarçafë dhe gjithçka që i nevojitej. Ishte një zonjë, që ai e thërriste “gjyshe Ana” që i dha borxh të holla, i mësoi italishten dhe e ndihmoi për gjithçka. Së bashku me burrin e saj, ajo i dha punë dhe shtëpi. Sapo grumbulloi paratë e nevojshme, në qershor të vitit 1992 vendosi të kthehej në Shqipëri. Kishte një qëllim të qartë, donte të merrte në Itali të dashurën e tij, dashurinë e jetës së tij. Nuk donte ta linte vetëm pasi ishte shumë e rrezikshme. E çoi në Itali me avion, nuk donte që ajo të kalonte vuajtjet që kishte kaluar ai në anije. Nga aty, ata ndërtuan jetën e tyre së bashku dhe patën 2 fëmijë, një prej të cilëve jam unë. Ai është babai im”, shkruan Alessia në essenë e saj.

Ky është çerek shekulli i parë që familja Dule ka kaluar jo pa vështirësi në Itali. Por nga fillimi e deri më sot shumë gjëra kanë ndryshuar.

Top Channel