Arsimi profesional, të rinjtë që mësojnë një zanat

18/11/2016 00:00

Megisjana Rami studion për Teknologji Informacioni në shkollën profesionale Kamëz. Në një degë ku pjesa më e madhe janë djem, ajo thotë se veç pasionit, ky është profesioni i jetës së saj.

“Kemi marrë shumë mundësi nga kjo shkollë. Së pari është një netëorking academy, më e madhja në botë, “Cisco”. Jam e certificuar në nivelin bazë “IT essentials”, që do të thotë se edhe pa diplomë mund të gjej punë jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë”, thotë Megisjana.

Erald Gjoka është në vitin e 4 në degën Përkujdesje Sociale. Ai është i ndjeshëm sidomos ndaj kujdesit që duhet t’i sigurohet moshës së tretë. Pas ceritifikatës si ndihmës, sivjet ai siguron edhe liçencën e profesionit.

“Janë lidhur kontrata mes shkollës sonë dhe praktikave, siç kemi Qendrën Polivalente Ditore që ndodhet këtu në Kamëz, pranë shkollës tonë, si dhe lidhje me Shtëpinë e Zotërinjve”, thotë Eraldi.

Shkolla Profesionale Kamëz është qendra e parë multifunksionale në Shqipëri dhe do të shërbejë si një model për ngritjen e qendrave në 6 qarqe, nga veriu në jug.

GIZ ka financuar ngritjen e laboratorëve të IT, infermierisë, hoteleri-turizëm dhe ndihmon studentët të kryejnë praktikën në biznese. Ky është viti i gjashtë, që nga 2010 që qeveria gjermane mbështet arsimin profesional, rritjen e kapaciteteve dhe krijimin e lidhjeve shkollë-biznes.

Top Channel