Dermatoza nodulare shfaqet tek lopët në Lushnje

18/11/2016 00:00

Sëmundja e Dermatozes Nodulare vazhdon të shkaktojë dëme te gjedhët edhe në rajonin e Myzeqesë. Në fshatin Rrapëz, banorët thonë se janë rreth 460 krerë lopë të prekura nga dermatoza.

Ata i tremben dhe efekteve shëndetësore te njerëzit, si pasojë  e qumështit të lopëve që po mjekohen me antibiotik.

Në një takim me përfaqësues të Drejtorisë se Bujqesisë të Lushnjës, banorët e fshatit kërkuan ndihmë, pasi kostoja e një lope shkon nga 100 mijë deri në 200 mijë lek.

Zyrtarët pranuan se kjo situatë i ka gjetur në befasi, por thanë se çdo lopë e ngordhur do të kompensohet me një tjetër, ose me para.

Fermerët  paralajmërojnë se do t’i nxjerrin lopët e ngordhura në autostradë nëse nuk ndihmohen nga shteti.

Top Channel