Lituania në tension për shkak të Rusisë

18/11/2016 09:00

Lituania paralajmëroi se presidenti rus Vladimir Putin mund të testojë NATO-n në javët para betimit të Donald Trump si President i SHBA. Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Linas Linkevicius tha se kishte shumë frikë nga zona e Balltikut, po ashtu siç kishte nga qyteti sirian i Alepos.

Tranzicioni i Donald Trump në pushtet nuk shihet askund tjetër me aq vëmendje sa në vendet balltike. Lituania beson se pikëpamja tejet negative që ka për qëllimet ruse justifikohet nga gjeografia dhe historia e saj. Në intervistën e tij për BBC, kryediplimati lituanez Linkevicius nuk mund të ishte më i qartë.

“Rusia nuk është një superfuqi, por është një superproblem. Ka rrezik që Putin ta shfrytëzojë periudhën e tranzicionit në SHBA për të testuar gatrishmërinë ushtarake dhe vendosmërinë diplomatike të aleancës perëndimore. Adminsitrata e re amerikane merr detyrën në fund të janarit dhe kam frikë jo vetëm për rajonin tonë, por le të shpresojnë që Alepo të jetë ende aty kur kjo të ndodhë”, deklaroi Linkevicius.

Dikur pjesë e Bashkimit Sovjetik, tashmë Lituania është anëtare e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian. Në kryeqytetin Vilnius, një pikturë murale e Trump dhe Putin në një përqafim pasionant shfaq qartë pikëpamjet e një pjese të njerëzve atje. Megjithëse qeveria lituaneze e shpreh pikëpamjen e saj në terma shumë më diplomatike, ajo ndan të njëjtin shqetësim se Trump dhe Putin janë shumë afër për të fjetur mbi dafina.

Vendet balltike druhen se SHBA do ta shohë Rusinë si një partner dhe nuk do të ndajë pikëpamjen e Evropës lindore se Moska paraqet një kërcënim ushtarak. Rusia nga ana tjetër ngul këmbë se nuk përbën asnjë kërcënim dhe pretendon se tensionet rajonale po rriten nga NATO, që po zgjerohet në lindje dhe po dërgon forcat e pajimet e saj ushtarake drejt kufirit rus.

Top Channel