Dermatoza nodulare “masakër” në Elbasan, fermerët skeptikë për kompensimin

18/11/2016 00:00

Në qarkun e Elbasanit, dhjetëra kafshë groposen çdo ditë për shkak të dermatozës nodulare. Fermerët janë skeptikë në lidhje me kompensimin, edhe pse Drejtoria e Bujqësisë shprehet se të gjithë fermerët do të dëmshpërblehen për gjedhët e humbur.

“Ne me lopën mbahemi. Me të rris fëmijët”, thotë një fermere.

Deri tani, në qarkun e Elbasanit janë vaksinuar rreth 50 % e gjedhit, por vaksinat kanë mbaruar dhe autoritetet janë në pritje të kontigjentit tjetër.

Ndërkohë, e kontaktuar nga Top Channel, AKU shprehet se deri tani nuk janë evidentuar raste abuzive të tregtimit të mishit të sëmurë dhe nuk ka arsye që të merret një tjetër masë drastike për ndalimin e tregtimit të mishit të kuq.

Top Channel