Një ndërtesë e pazakontë në formë dhe përmbajtje. Plaza është hoteli më i ri me 5 yje që vjen në kryeqytetin shqiptar, edhe pse emri i tij në fakt të çon në Nju Jork apo Paris. Një projekt gati 15-vjeçar, me një kapacitet prej 190 dhomash dhe 23 kate, hoteli nga e mërkura është në shërbim kryesisht klientëve të biznesit, por jo vetëm.

Dhomat janë të ndara në 4 kategori: business, superior, de lux dhe suita. Këto të fundit variojnë nga suita normale, ekzekutive dhe qershia mbi tortë, suita presidenciale. 

 “Kjo është suitë që i ka të gjitha parametrat, kemi një kinema, kemi një zyrë brenda, kemi një banjo turke që është me banjo avulli, gjithashtu edhe dy tualete të tjera që e plotësojnë këtë suitë. Është suita më e shtrenjtë që ne ofrojmë. Kemi pasur shumë VIP-a. Ka qenë Dua Lipa, Bebe Rexha dhe shumë të tjerë. Chris Broën ka qenë i pari që ka fjetur këtu, që e ka inauguruar si vend”, thotë “concierge” Ledio Pano.

Në tre restorantet e tij, hotel “Plaza” është një eksperiencë gastronomike për të mos u humbur. Por kohët e fundit po shndërrohet edhe në kryeqendrën e eventeve apo konferencave të rëndësishme.

Top Channel