Euroleague, Cska e Moskës pëson humbjen e parë

17/11/2016 00:00

CSKA e Moskës pëson humbjen e parë në këtë sezon të Euroleague. Skuadra kampione e Europës në basketboll për meshkuj u dorëzua përballë skuadrës turke Darusafaka e cila e fitoi këtë sfide me rezultatin 91-83.

Ndryshe nga ndeshjet e tjera, këtë radhë rusët nuk mundën do të marrin maksimumin dhe u detyruan të gjunjëzohen përballë Darusafakës për të cilën ai që spikati ishte Anderson  me 20 pikë.

Barcelona pësoi humbjen e 3 sezonale në Euroleague. Skuadra katalanase u mposht nga Olympiacos në fushën e këtij të fundit 59-52 në një ndeshje ku mbrojtja e skuadrës greke nuk i la shumë zgjidhje Barcelonës, basketbollistët e së cilës gabuan jo pak në tentattivat e tyre.

Vasilis Spanulis spikati për Olympiacos me 15 pikë të shënuara, ndërkohë që për katalanasit Holmes ishte më i miri me 13 pikë.

Krejtësisht ndryshe ndodhi në sfidën tjetër greko-spanjolle mes Realit të Madridit dhe Panathinaikos. Madrilenët arritën të mposhtin Panathinaikos me rezultatin e nguhstë 87-84.

Ishte një përballje e ekuilibruar ku diferencat në fushën e lojës ishin të vogla. Sergio Llull ishte ai që bëri diferencën për Realin e Madridit me 30 pikë të shënuara duke festuar në mënyrën më të mirë 29 vjetorin e tij të lindjes.

Në ndeshjen tjetër të Euroleague, Zalgiris Kaunas mposhti Galatasaray me rezultatin 87-75.

Top Channel