Dasma miliardere, nga pistoleta dalin vetëm para

16/11/2016 00:00

Një video në të cilën dallohen shuma të mëdha parash, të cilat nuk hidhen, por “qëllohen” në ajër në një dasmë në Nigeri, ka bërë xhiron e botës.

Pamjet tregojnë se të ftuarit janë duke shkelur mbi sasi të madhe kartëmonedhash, të cilat thuhen se janë hedhur nga manjati i naftës dhe miliarderi  Ayiri Emami.

Por ndryshe nga dasmat e tjera ku “leku derdhet lum”, Emami ka sjellë edhe një risi, një pistoletë floriri, me të cilën gjuan paratë.

Në video dallohet biznesmeni që “qëllon” i pari dhe më pas ia jep “armën” e florinjtë djalit të tij që të vijojë të njëjtin ritual, shkruan Daily Mail.

Top Channel