Vendet që nuk plotësojnë detyrimin e NATO-s, mes tyre dhe Shqipëria

15/11/2016 00:00

Donald Trump deklaroi se do të kushtëzojë mbështetjen amerikane me trupa dhe para në NATO me plotësimin e detyrimit për shpenzimin e 2 përqind të GDP-së për ushtrinë nga gjithë vendet anëtare të aleancës.

Në fakt, numri i vendeve që nuk plotësojnë këtë detyrim është i lartë dhe mes tyre gjendet edhe Shqipëria. Në listë ndodhen edhe vende si Gjermania, Franca, Spanja apo Italia.

Shqipëria shpenzon 1.2 përqind të GDP-së për ushtrinë, po aq sa Kroacia, Gjermania, Danimarka, Holanda dhe Sllovakia.

Në të vërtetë, numri i vendeve europiane që plotësojnë këtë detyrim mund të numërohet me gishtat e njërës dorë.

Greqia prin në këtë fushë duke shpenzuar 2.4 përqind të GDP-së, menjëherë pas Shteteve të Bashkuara që shpenzojnë 3.6 përqind të GDP-së në fushën e mbrojtjes.

Pas Greqisë dhe SHBA, vendet që plotësojnë detyrimin janë Britania e Madhe me 2.2 përqind, Estonia me 2.2 përqind dhe Polonia me 2 përqind.

Ndërkohë, Franca shpenzon 1.8 përqind, Turqia  1.6 përqind, nga 1.5 përqind shpenzojnë Norvegjia, Lituania, Rumania dhe Letonia. Bullgaria dhe Portugalia shpenzojnë nga 1.4 përqind.

Italia shpenzon 1.1 përqind në këtë sektor, ndërsa vendet që shpenzojnë 1 përqind ose më pak se ky nivel janë Çekia, Hungaria, Kanadaja, Sllovenia, Spanja dhe Belgjika. Lista mbyllet me Luksemburgun që shpenzon vetëm 0.4 përqind të GDP-së për ushtrinë.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel