Usain Bolt “firmos” për Dortmundin

14/11/2016 00:00

Kur u mbyllën lojëtar olimpike të Rios, Usain Bolt deklaroi se do të tërhiqej nga atletika, por jo nga sportet e tjera.

Njeriun më i shpejtë në historinë e njerëzimit, që mban rekordin e 100 metërshit me 9.69 sekonda e që ka në vitrinë plot 9 medalje të arta të fituara në tre lojëra olimpike të ndryshme, mund ta shohim sërish duke vrapuar, por këtë herë me top në këmbë.

Presidenti i Borusias së Dortmundit, Hans-Joachim Watzke konfirmoi se atleti xhamjakan do të nisë të stërvitet me skuadran gjermane shumë shpejt. Watzke sqaroi se Bolt do të ndihmohet nga Pierre-Emerick Aubameyang, Marco Reus dhe Mario Gotze në sfidën që i ka vendosur vetes, megjithëse duket e vështirë që 30-vjeçari të sigurojë një marrëveshje të përhershme dhe ta shohim në fushë me fanelën verdhezi.

“Nuk është shaka. Usain Bolt do të stërvitet me ne. Vendimi u mor kur Bjorn Gulden, CEO i Pumas, më tregoi për interesin e shfaqur nga Bold për t’u stërvitur me ne herë pas here. I thashë që për mua nuk ka asnjë problem nëse nuk i prish punë trajnerit tonë Thomas Tuchel”, tha Watzke për Kicker në Gjermani.

Gjithsesi, në fund Watzke u kujdes që të bëjë të qartë se nuk bëhet fjalë që Dortmund t’i ofrojë sprinterit rekordmen një kontratë për të luajtur në “Signal Iduna Park”.

“E kemi për nder që ai dëshiron të stërvitet me ne dhe kjo nuk do të thotë që do të luajë me ne”, deklaron ai.

Sa keq! Imagjinoni një dyshe në sulm me Pierre-Emerick Aubameyang.

Top Channel