Darka me femrat më të bukura

14/11/2016 00:00

Pritja mori fund. 10 femrat më të bukura dhe më të pushtetshme në fushën e modës e “showbiz”-it u mblodhën në darkën private të Valdrin Sahitit. I zoti I shtëpisë vjen I pari për të mirëpritur mikeshat e famshme. Dizajneri shoqërohet nga e dashura e tij, Edita Ramadani. Bukuroshja shkëlqen me fustanin e krijuar nga Valdrini.

Elvana Gjata tashmë, e joshur nga fusha e modës, tregon cila ka qenë dora e saj në këtë event. Ajo ka hequr dorë nga lejla dhe veshjen e saj e ka zgjedhur ngjyrë blu.

“Doja të bëja diçka të bukur dhe të mblidheshim të gjitha ne që kemi çfarë të festojmë për sukseset e gjithësecilës. Sa i përket veshjes është realizuar nga Valdrini enkas për këtë event”, tha këngëtarja.

Në tapetin e kuq ka shumë klas dhe elegancë. Lori Hoxha tregon se e mirëpriti ftesën e Valdrin Sahitit. Duke folur për të ftuarat e tjera tha:

“Janë të gjitha shumë të mira dhe shumë të bukura, i njoh të gjitha, por nuk jam ulur asnjëherë në një tavolinë bashkë me to. Është një darkë shumë e veçantë”, u shpreh Lori.

Ndërkohë Armina Mevlani, një tjetër e ftuar në këtë darkë private, duke komentuar se cila nga zonjushat dhe zonjat e festës vishet më bukur veçon Elvana Gjatën dhe Lori Hoxhën, pasi sipas saj, janë edhe më të ndjekurat në rrjetet sociale.

Besa Kokëdhima me humor tha se me bukur nga të gjithë vishet Valdrin Sahiti.

Darka VIP vazhdoi deri në orët e vona të natës, ku ushqimi, muzika dhe sfilata e koleksionit “La belle Epoque” e bënë edhe më të bukur darkën mistike.

FOTO GALERI
1/22

Top Channel