Firma private dëmton kabllot, pa energji disa zona në Tiranë

14/11/2016 00:00

Dëmtimi i kabllove të tensionit të mesëm nga një firmë private ka lënë pa energji paraditen e të hënës disa zona të Tiranës.

Sipas OSHEE dëmtimi ka ndodhur pranë fshatit SOS, dhe kjo linjë i përket fidrit të Selitës. Aktualisht pa energji janë zona e Liqenit të Thatë, Kopshtit Botanik, etj.

Punonjësit e OSHEE po punojnë për riparimin e dëmit të shkaktuar nga kompania private. Për këtë të fundit kanë nisur dhe procedurat ligjore përkatëse.

Top Channel