Durrës, zhduket 22-vjecarja; prej 4 ditësh asnjë kontakt me familjen

12/11/2016 00:00

Një vajzë 22-vjeçare nga Shën Avlashi në Durrës është shpallur e zhdukur nga autoritetet e këtij qarku.

22-vjeçarja më datë 8 nëntor ishte përcjellë nga i ati në portin e Durrësit për të udhëtuar drejt Italisë.

Ajo ishte nisur me traget dhe që prej asaj dite nuk ka patur më asnjë kontakt me familjen e saj.

Ditën e premte babai i saj ka bërë padi në prokurori dhe menjëherë kanë nisur kërkimet në bashkëpunim me policinë e Durrësit.

Top Channel