Pas divorcit Brad Pitt ngushëllohet nga Julia Roberts

09/11/2016 00:00

Brad Pitt ka dalë për herë të parë në publik pas divorcit me Angelina Jolie, edhe pse është shfaqur i buzëqeshur, fytyra e tij nuk ia ka dalë të fshehë dot vuajtjet e kaluara nga divorci me aktoren.

Pitt nuk e ka refuzuar ftesën e Julia Roberts, e cila e ka bindur të dalë bashkë me të në promovimin e filmit të ri “Moonlight”.

52-vjeçari u shfaq me një veshje rastësore, këmishë me kuadrata dhe xhaketë. Edhe mikesha e tij e vjetër, Julia Roberts, e cila e ka mbështetur pas divorcit, kishte përshtatur një veshje të rastësishme një bluzë të zezë dhe syze.

FOTO GALERI
1/5
Pas divorcit Brad Pitt ngushëllohet nga Julia Roberts

Top Channel