Basha: PD, partia që do të hapë negociatat me BE-në

09/11/2016 00:00

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vlerësuar progres raportin për Shqipërinë, ku theksoi se do të jetë Partia Demokratike që pas zgjedhjeve të ardhshme do të hapë negociatat me Bashkimin Europian.

“Hapja e negociatave do të jetë fillimi i një rruge të gjatë e të vështirë por të sigurtë e të pakthyeshme të vendit tonë. Sot ka një dritë shprese për gjithë shqiptarët që e duan Shqipërinë si gjithë Europa. Sfida mbetet ajo e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Sfidë po kaq e madhe, mbetet lufta kundër krimit, korrupsionit, fusha që Shqipëria nuk ka bërë para. Dua të siguroj qytetarët se PD, do të jetë po kështu partia që do të hapë negociatat me BE, do të nisë këtë proces për ëndrrën tonë europaine dhe përmes bashkimit të të gjithë shqiptarëve që duan një qeveri të kontrolluar nga qytetarët dhe jo nga krimi, ne do ia dalim”, tha Basha.

Top Channel