Hapja e negociatave, Hahn: Kur të bëni hapa premtues për reformën në drejtësi

09/11/2016 00:00

Eurokomisioneri për zgjerimin, Johannes Hahn ka theksuar se ajo që kërkohet tani nga palët politike në Shqipëri është demostrimi i vullnetit në implementimin e reformës në drejtësi.

Sipas tij, hapja e negociatave të Shqipërisë me BE, nuk ka pse të presë dy vjet, aq sa mund të kërkojë zbatimi i plotë i reformës, por do të donin të shihnin hapat e parë premtues në këtë drejtim.

“Zgjedhjet e ardhshme janë një mundësi e mirë. Ne kemi thënë gjithmonë, nuk është vetëm adoptimi i ligjit, por edhe implementimi dhe demonstrimi i vullnetit dhe kjo është ajo që po kërkojmë tani. Nuk po kërkojmë implementimin e plotë të procesit, por do të donim të shihnim hapat e parë premtues në këtë drejtim”, tha Hahn.

Top Channel