Ankthi i komentuesit të CNN: Si do ua shpjegoj fëmijëve të mi

09/11/2016 00:00

Van Jones, komentues i CNN dhe një ish punonjës i administratës Obama e ka shfaqur hapur ankthin e tij për fitoren e Donald Trump. “Tetë vjet me Obamën dhe tani ky fakt”, thotë Jones.

“Njerëzit kanë folur për një mrekulli, unë flas për një ankth. Ka njerëz që sot vënë në gjumë fëmijët e tyre dhe janë të frikësuar për mëngjesin. Por si mund t’i them fëmijëve të mi? Kam shumë miq që sot thonë a duhet të lë vendin? Ka shumë emigrantë që janë tmerruar sot”, thotë gati i përlotur Van Jones.

Komenti i tij i shokuar është përhapur me shpejtësi në internet.

Top Channel