Moti i keq, OSHEE: Janë riparuar të gjitha defektet në nënstacione

08/11/2016 00:00

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, në një raportim të fundit për situatën ka bërë me dije se ka riparuar pjesën dërrmuese të defekteve të shkaktuara në sistemin energjitik nga moti i keq.

Mes zonave ku dëmet janë riparuar është edhe ajo e Bulqizës, ku energjia elektrike ka munguar për një periudhë të gjatë, thuhet në një njoftim për shtyp.

Në njoftimin zyrtar saktësohet se, janë riparuar të gjitha defektet në nënstacione, ndërkohë që 54% e fiderave janë stakuar për efekt sigurie.

“60 për qind e stakimeve në rrjetin shpërndarës ajror janë bërë për shkak të shpejtësisë së erës, ndërsa rreth 90 për qind e defekteve në fidera i përkasin zonave të thella rurale”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Top Channel