Courtois mohon largimin:Jam i lumtur te Chelsea

08/11/2016 00:00

Thibaut Courtois këmbëngul në qëndrimin e tij se ndihet shumë mirë te Chelsea dhe mohon zërat që flasin për një kalim të mundshëm të tij te Reali i Madridit.

Në një intervistë për median spanjolle, portieri belg i Chelsea theksoi se nuk ka pasur kontakte me drejtuesit e Real Madridit për kthimin e tij në Spanjë.

“Jam i lumtur te Chelsea. Çdo gjë shkon shumë mirë këtu. Chelsea është një klub i madh dhe nuk ka arsye pse të mos jem i lumtur këtu. Asnjeherë nuk dihet se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por në këtë moment këtu ndihem shumë mirë, në klub ka një atmosferë të këndshme”, ishte deklarata e Thibaut Courtois.

Top Channel