Trefishohen regjistrimet në arsimin profesional

06/11/2016 00:00

Tre vite më parë regjistrimi në arsimin profesional ishte 8 përqind, ndërsa vitin e fundit është trefishuar. Kjo është arsyeja pse Ministria e Mirëqënies sociale po investon në shkollat e këtij profili, ndërsa këtë herë është ndalur në Shkodër.

“Kjo shkollë do të marrë një investim nga buxheti i shtetit rreth 1 miliard lekë, që do të përfundojë brenda qershorit të vitit tjetër, në mënyrë që në shtator të vitit 2017 të dyfishojmë numri e nxënësve që zgjedhin arsimin profesional në qarkun e Shkodrës. Për ne ka shumë rëndësi cilësia e ofrimit të mësimit, prandaj këto investime do të shoqërohen me investime në laboratore dhe trajnime të mësuesve dhe stafit pedagogjik të kësaj shkolle”, deklaroi ministri Blendi Klosi.

 “Unë jam shumë e kënaqur që arsimit profesional dhe sidomos shkollës sonë po i jepet një rëndësi e veçantë. Pas këtij rikonstruksioni ne do t’i ofrojmë një infrastrukturë të mirë këtyre nxënësve që të bëhen qytetarë të denjë dhe profesionistë të mire”, u shpreh Jasemina Lumani Drejtore e shkollës “Hamdi Bushati”.

Me qëllim rritjen e cilësisë së arsimit profesional mësohet gjithashtu se brenda vitit të ardhshëm do të trajnohen dhe do të testohen të gjithë mësuesit e arsimit profesional.

Top Channel