Arrestohet lideri i ETA-s, policia: Figura më e lartë e organizatës

05/11/2016 00:00

Policia franceze ka arrestuar këtë të shtunë liderin e lëvizjes separatiste baske, ETA, i lokalizuar në Ascain.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Brendshme spanjolle, e cila ka saktësuar se bëhet fjalë për figurën kryesore të organizatës, Mikel Irastorza.

“Bëhet fjalë për eksponentin më të lartë të lëvizjes separatiste baske, i cili është arrestuar sot pranë kufirit me Spanjën”, thuhet në një komunikatë për shtyp.

Në vitin 2011 ETA, që në më shumë se 40 vjet luftë të armatosur ka shkaktuar vdekjen e mbi 800 personave, njoftoi heqjen dorë nga dhuna, por kurrë nuk është shkrirë zyrtarisht.

Top Channel