Aktorja 41-vjeçare Drew Barrymore ka postuar për 5.5 milionë ndjekësit e saj në Instagram një foto të saj me ngjitësen ovale “Unë votova”, që marrin qytetarët pas votimit në SHBA.

Ajo i kërkon fansave të saj të lexojnë një ese “personale”, “shpirtërore” dhe “jo partizane” që ajo shkroi për Refinery 29 për “Vendin më të mirë nga tia nisësh”, një dokumentar pro votimit që ajo ka nxjerrë 13 vjet më parë.

“Faleminderit për të gjithëve që patën kohë! Ju premtoj se është optimiste. P. S unë votova sot!!!”, shkruan Barrymore.

“Vota nuk ka një rëndësi personale për këdo”, ka shkruar në esse aktorja. Dokumentari për procesin e votimit ajo u frymëzua dhe u bind për rëndësinë e saj.

Top Channel