Plagosi për hakmarrje, arrestohen babë e bir

02/11/2016 00:00

Babë e bir janë arrestuar pasi kanë plagosur një person për motive hakmarrje. Ngjarja ka ndodhur në Malësinë e Madhe.

Sipas burimeve zyrtare, Dan Toskaj, 60 vjeç, i biri i tij Besmir Toskaj, 34 vjeç dhe nipi, Edmir Toskaj, 36 vjeç në një lokal në fshatin Vrakë kanë goditur me sende të forta Q. S. shkak i ngjarjes është hakmarrja, pasi prej disa vitesh janë në konflikt të ashpër si familje.

I dëmtuari ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin e Shkodrës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel