Kanabisi, Rama ironizon mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

01/11/2016 00:00

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me deklaratën e presidentit Bujar Nishani, se do të mblidhte Këshillin e Sigurisë Kombëtare për çështjen e kultivimit të kanabisit.

“Të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare për kanabisin?! Jo, duhet të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së dhe redaksitë e gazetave e të portaleve të SHQUP-it”, ka thënë Rama në profilin e tij në Facebook.

Kreu i qeverisë e ka shoqëruar statusin e tij me letrën e sotme të komisionerit europian për Punët e Brendshme, të cilën e ka cilësuar si “kontributi ynë dashamirës për mbarëvajtjen e mbledhjes”.

“Suksese”, ka shtuar Rama në fund të postimit.

Top Channel