Rinovimi me Messi-n, Bartomeu: Bisedimet brenda 2016

01/11/2016 00:00

Lionel Messi do të firmosë brenda këtij viti kontratën e re me Barcelonën. Kjo është ajo që ka deklaruar presidenti i klubit katalanas, Josep Maria Bartomeu në lidhje rinovimin e argjentinasit, kontrata aktuale e të cilit skadon në vitin 2018.

“Do të zhvillojmë bisedimet me Messi-n në javët në vazhdim”, tha Bartomeu në një intervistë për Telegraph. “Ai ka një kontratë me ne deri në 2018 dhe ne jemi të lumtur që e kemi atë mes nesh. Ai është lojtari më i mirë në botë. Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por ne do t’i shpjegojmë se Barcelona është skuadra dhe vendi më i mirë për të”.

Bartomeu foli edhe për mundësinë e kthimit të Pep Guardiolës në “Camp Nou” duke deklaruar se në futboll gjithçka mund të ndodhë.

“Shpresoj që një ditë Guardiola të kthehet te ne”, vijoi Bartomeu. Nuk dihet se çfarë do të ndodhë. Shumë njerëz janë larguar nga klubi dhe janë kthyer përsëri. Nuk e dimë nëse edhe Guardiola do kthehet, pasi në këtë moment ai është i përqendruar te Manchester City”.

Top Channel