Shkarkohet De Boer, Pioli në “pole position” për pankinën e Interit

01/11/2016 00:00

Frank De Boer nga mëngjesi i së martës nuk do të jetë më trajneri i Interit. Kinezët e Suning kanë vendosur shkarkimin e holandezit, raportojnë mediat italiane.

Vendimi i pronarëve kinezë të Interit do t’iu komunikohet drejtuesve zikaltër të martën në mëngjes përmes një video-konference. 

Me shuma gjasa Stefano Vecchi, trajneri i të rinjve tek Interi, do të drejtojë ekipin në ndeshjen e radhës në Europa League ndaj Southampton.

Po sipas mediave italiane, emri i Stefano Piolit është më i preferuari për të marrë drejtimin e zikaltërve, ndërkohë që Moratti vijon që të sugjerojë që skuadrën t’ia lënë në dorë Leonardos.

Top Channel