“Mos ma prish gjumin!” (Video)

31/10/2016 00:00

Ndonjëherë duhet ta mendosh dy herë, nëse do t’u prishësh qetësinë kafshëve, e aq më tepër kur ke të bësh me një panda, që peshon plot 120 kg.

Një djalë në provincën jugore të Jiangksi, në Kinë, tentoi të zgjonte nga gjumi, jo vetëm njëherë por disa herë rresht, pandën 12-vjeçare me emrin Meiling, kur situata doli jashtë kontrollit.

Filmimet e bëra nga kamerat e sigurisë tregojnë pandën që i vërsulet djalit, derisa e hodhi atë përtokë.

Panda nuk e lëshonte nga këmba djalin, deri në momentin që ky i fundit, me një manovër shpejtësie, arriti të largohej me vrap. Filmimet që i përngjajnë një ndeshje mundjeje bënë menjëherë xhiron e botës.

Top Channel