Kaos në “Elbasan Arena”, nis dhe mbyllet me dhunë Partizani-Skënderbeu

30/10/2016 00:00

Ka degraduar në dhunë ndeshja kryesore e javës së 9 të Superligës mes Skëndërbeut kryesues dhe Partizanit ndjekës.

Tensioni i nisur gjatë javës me ngacmimet në media ka degraduar fillimisht me një ngjarje të turpshme të tifozerisë së Partizanit. Ata i kanë bërë pritë tifozerisë së Skëndërbeut duke goditur autobuzin dhe duke provuar dhunë.

Më pas ndeshja është zhvilluar normalisht me raste të kontestueshme herë pas here nga tifozeria. Dalja me kartonin e kuq e futbollistit të Partizanit, Kalari, në minutën e 60-të shtoi tensionin tek tifozeria kryeqytetase e cila shpërthen me një tjetër rast, në fund të ndeshjes.

Pas një kundërsulmi të Partizanit që ndërpritet nga Vangjeli që gjithashtu del me karton të kuq. Ndërprerja e lojës ka sjell momente dhune tek tifozeria e Partizanit.

Nga reagimi i policisë me forcë e me shkopa gome ka patur disa tifozë të lënduar. Atyre i është dhënë ndihma e parë nga mjekët e Partizanit dhe të ambulancës që ishte e pranishme në “Elbasan Arena”.

Sa i përket rezultatit sportiv që fatkeqësisht doli i fundit në radhë për shkak të këtyre ngjarjeve, gjithçka përfundoi 0-0 dhe me pikën e marrë asgjë nuk ndryshon në klasifikimin e përgjithshëm që e kryeson Skëndërbeu me 2 pikë më shumë se Partizani.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel