Marsida u paraqit në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” me një kërkesë të vajzës së saj e cila do ta shohë mamin të lumtur. Gjatë adoleshencës së saj Marsida ishte dashuruar me një djalë që i përket komunitetit egjiptian.

I ati nuk I flet që prej 9 vitesh. “Dua të të bëj të lumtur” e gjeti të atin e Marsidën dhe i paraqiti mesazhin e saj. I ati nuk pranoi të falte të bijën, madje tha edhe fjalë të rënda për të bijën.

Marsida dhe “Dua të të bëj të lumtur” janë të bindur se një ditë i ati do të ndryshojë mendje dhe do të takojë dy mbesat dhe nipin e tij të cilët ishin të ftuar në studio.

Por, derisa kjo të ndodhë, “Dua të të bëj të lumtur” vendosi të lumturojë fëmijët duke iu dhuruar lodra, ndërsa vet Marsida siguroi një vend pune.

Top Channel