E drejta për të ‘harruar’ punën

28/10/2016 00:00

Pritet të ndodhë së shpejti në Francë, ku punonjësit nuk mund të shqetësohen më për punën jashtë orarit zyrtar. Nëse në fundjavë mund të jesh me miqtë e familjen dhe të mbërrin një email urgjent nga puna, sigurisht që do të shqetësohesh dhe do të duhet të kthesh përgjigje.

Por në Francë kjo gjë pritet të jetë e paligjshme. Projektligji quhet “e drejta për tu shkëputur”, duke i dhënë mundësi punonjësve të shijojnë orët e lira.

Aktualisht, vendi i jep punonjësve 30 ditë pushime në fit, dhe 16 javë të paguara, dhe kjo iniciativë e fundit thjesht e bën Francën më popullore. BBC thotë se projektligji “e drejta për tu shkëputur” i ndalon një kompanie me 50 punonjës që ti nisë emaile vartësve pas orës zyrtare të punës. Kjo vjen si rezultat i një studimi që tregon se njerëzit e kanë të vështirë të qëndrojnë të distancuar nga vendi i punës.

Përcaktimet që jepen në ligjin e ri thonë se kompanitë duhet të negociojnë disa rregulla që limitojnë ndërhyrjen e punës në jetën private të njerëzve të tyre. Sigurisht që nuk parashikohen dënime apo gjoba në ligj, por bizneseve u kërkohet të ndërtojnë “dokumentin e sjelljes së mirë” që specifikon kohën se kur punonjësi është i lirë dhe nuk ka arsye të mbajë mendjen tek puna.

Top Channel