Vettel dhe Raikkonen lënë makinën për trumpetën

27/10/2016 00:00

Pas kuzhinës, Sebastian Vettel e Kimi Raikkonen rikthehen të përballen sërish me njëri-tjetrin dhe këtë radhë në atë që është quajtur “gara e trumpetës”.

Pilotët e Ferrarit janë takuar me trumpetistin meksikan Arturo për të marrë disa leksione në lidhje me mënyrën e ekzekutimit të kësaj vegle muzikore, për të zhvilluar më pas një garë të veçantë.

Kjo garë konsistonte në imitimin e borisë së makinave të rrugëve dhe fituesi është ai që është në gjendje të rezistojë më shumë. Në rastin e Ferrarit, duket se Raikkonen u shfaq më mirë se shoku i tij i skuadrës, Vettel.

Top Channel