Vrau gruan dhe plagosi kunatën, lihet në burg Kasem Lila

26/10/2016 00:00

Kasem Lila, i cili vrau bashkëshorten dhe plagosi kunatën, nga Gjykata e Krimeve të Rënda iu caktua masa e sigurisë arrest në burg.

I penduar dhe i tronditur Lila u shfaq para gjyqtarëve në gjendje të pavetëdijshme dhe kontradiktor.

Së pari ai ka thënë se nuk e mbante mend kë kishte vrarë ndërsa me pas ka treguar se prej kohësh ai kurohej nga problemet mendore.

Lila sipas Prokurorisë pasi ka qëlluar për vdekje bashkëshorten dhe ka plagosur të kunatën, ka tentuar të vrasë edhe veten ndërsa është penguar nga të afërmit.

Lila, i cili kurohej per probleme mendore, e kishte ndërprerë kurimin prej pak javësh pasi i ishte ndërprerë Kempi.

Top Channel