Terrori ne Pakistan, ISIS merr autorësinë, publikon fotot e 3 atentatorëve

26/10/2016 00:00

ISIS ka marrë përgjegjësinë e sulmit ndaj akademisë së policisë në qytetin Kueta të Pakistanit ku mbetën të vrarë 59 katedë dhe roje sigurie, ndërsa më shumë se 100 persona u plagosën.

Fillimisht autoritetet pakistaneze fajësuan një tjetër grup militant për këtë sulm brutal, por i vetëshpalluri Shteti Islamik disa orë më pas publikoi fotografitë e tre militantëve përgjegjës.

Raportet në shtypin e huaj tregojnë se tre militantë me breza eksplozivi në trup hynë në shkollë mbrëmjen e së hënës ku morën dhjetëra pengje. Ndërhyrja e forcave të rendit zgjati me orë të tëra.

Kueta është bërë vitet e fundit skenë e një serie sulmesh të ngjashme, disa vepër e separatistëve, të tjera të kryera nga militantët islamikë.

Top Channel