Pasuesi i Jupit? FSHF shtyn vendimin pas ndeshjes me Izraelin

25/10/2016 00:00

Takimi i parë i Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka  dhe stafitë të tij teknik të federatës nuk ka nxjerrë asgjë konkrete sa i përket kandidatit për postin e trajnerit të përfaqësueses U21 i lënë bosh nga përfundimi i kontratës së Redi Jupit.

Janë përfolur këto ditë emrat e dy pjesëtarëve të stafit kuqezi, ish-lojtarët e kombëtares Alban Bushi, aktualisht menaxher i kombëtare dhe Erjon Bogdani ndihmës i De Biazit.

Veç tyre ekziston mundësia e spostimit të trajnerit të kombëtares U17, Xhemal Mustedanagiç, një i preferuar i Presidentit Duka, por ende asgjë konkrete.

I ngarkuar për gjetjen e trajnerëve të huaj, më saktë italian, është Paolo Tramexani, por problemi kryesor me të huajt është oferta jo shumë e lartë financiare që FSHF mund të japë për trajnerin e kombëtares U21.

Nga takimi i fundit presidenti Duka ka kërkuar më shumë kohë për të zgjedhur këtë trajner dhe me shumë gjasë vendimi do të merret pas ndeshjes me Izraelin.

Top Channel