Real Madrid, Zidane heq dorë nga BBC-ja

25/10/2016 00:00

Zinedine Zidane ka vendosur që të mos grumbullojë BBC-në për ndeshjen që Real Madrid do të luajë të mërkurën për Kupën e Mbretit në Spanjë. Kundër Cultural Leonesa nuk do të jenë as Bale, as Benzema dhe as Cristiano.

Këto mungesa i shtohen atyre të Sergio Ramos, Luka Modric dhe Casemiro, por madrilenët pritet që ta kalojnë pa vështirësi këtë ndeshje, pasi kundërshtarët kanë një nivel tejet modest.

Zidane do të aktivizojë ata që kanë luajtur më pak në formacion. Duke filluar nga porta, me Kiko Casilla që do të zërë vendin e Keylor Navas, i cili nuk është grumbulluar.

Ja lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar:

Portierë: Casilla dhe Rubén Yáñez.

Mbrojtës: Pepe, Varane, Nacho, Carvajal, Coentrão dhe Danilo.

Mesfushorë: Kroos, James, Kovacic, Asensio dhe Isco.

Sulmues: Lucas Vázquez, Mariano dhe Morata.

Top Channel