Lumturimi i 38 martirëve, Massafra: Ky, viti i Kishës në Shqipëri

22/10/2016 00:00

Në prag të lumturimit të 38 martirëve të Kishës Katolike, Arqipeshkvia e Shkodrës përmes një komunikimi me mediat bëri publike axhendën e të gjithë aktiviteteve që do t’i paraprijnë meshës që do mbahet më 5 nëntor.

Në fjalën e tij, arqipeshkvi i Shkodrës Angjelo Massafra u shpreh se ky vit mund të quhet Viti i Kishës në Shqipëri.

“Ky vit jubilar mëshire, pa ndrojë themi se është Viti i Kishës në Shqipëri. Shenjtërimi i Nënë Terezës, shpallja dhe emërimi Kardinal Nderi i dom Ernest Troshanit dhe shpallja e Lumturimit të Martirëve më datë 5 nëntor dëshmojnë fuqishëm se Zoti nuk e braktis kurrë popullin e vet dhe se e vërteta do të ngadheënjejë gjithmonë”, u shpreh Massafra.

Të pranishëm në meshën e lumturimit të martirëve, veç kardinalit Angelo Amato, i cili është dhe udhëheqësi i këtij procesi, do të jenë dhe një sërë klerikësh të lartë të ardhur nga vende të ndryshme të botës, për të nderuar figurën e 38 martirëve shqiptarë.

Top Channel