Aksion anti-kanabis në Vlorë e Shkodër, asgjësohen 4.700 bimë

21/10/2016 00:00

Një operacion anti-drogë është zhvilluar këtë të premte në Vlorë, në fshatrat Kallarat dhe Mesaplik, ku janë gjetur dhe asgjësuar 4.650 bimë narkotike.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave në kuadër të operacionit kanë rënë në pranga 2 persona, ndërsa një tjetër do të procedohet në gjendje të lirë.

Sipas burimeve, të arrestuarit lidhur me bimët narkotike janë shtetasit Besmir Spaho dhe Erald Gjonbrati, përkatësisht 30 dhe 31 vjeç.

Ndërkohë, policia kufitare në Shkodër ka goditur një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike, duke sekuestruar 42 kg kanabis sativa.

Top Channel