Konsumimi i  më shumë se dy pijeve me sheqer ose me ëmbëlsues artificial rrit maksimalisht rrezikun e diabetit. Ky është përfundimi i një studimi suedez, i cili tregon se konsumimi i më shumë se 200 ml nga to, dyfishon mundësitë e zhvillimit të diabetit të tipit 2.

Tipi 1 i diabetit kërkon injeksione konstante te insulinës, ndërsa tipi 2, i cili ka prekur rreth 3 milionë njerëz vetëm në Britaninë e Madhe, ndryshon në mënyrën sesi trupi reagon ndaj insulinës, pasi varet nga pesha dhe mënyra e jetesës së pacientit. Risku është edhe më i madh nga pijet e gazuara, edhe nga ato që mbajnë etiketa si pije dietike.
 
Hulumtuesit nga Instituti Karolinska e zhvilluan këtë studim tek  2,874 shtetas suedezë dhe krahasuan normat e diabetit. Shkencëtarja Dr. Josefin Edwall Lofvenborg u shpreh e befasuar nga rritja e rrezikut në zhvillimin e diabetit pas konsumit të lëngjeve të paketuara, apo atyre të ëmbëlsuara artificialisht.

1 në 11 njerëz nëpër botë vuan nga diabeti. Shumë pije të paketuara janë të formatuara në kanaçe 330 ml, çka do të thotë se një kanaçe e gjysmë, si ato dyfishon rrezikun e diabetit.

Vitin e shkuar, një studim i universitetit të Harvardit tregoi se 2 nga këto pije në ditë rrisin rrezikun e atakut kardiak dhe hemoragjisë cerebrale.

Top Channel