Mustafa: Jemi të kënaqur në bashkëpunimin me Shqipërinë

19/10/2016 00:00

Gjatë punimeve të Konventës së parë të Industrisë së Drurit në Kosovë, kryeministri Isa Mustafa ka thënë se bashkëpunimi me Shqipërinë nuk mungon por, siç është shprehur ai, është e natyrshme që në marrëveshjet e arritura të mos ketë një situatë ideale, duke nënkuptuar se jo çdo gjë që është shkruar zbatohet në kohën e duhur.

“Unë vlerësoj se ka rezultate shumë të mira sa i përket avancimit të bashkëpunimit tonë me Shqipërinë. Po punohet që të gjitha marrëveshjet të zbatohen. Natyrisht që në asnjë moment nuk arrijmë që të kemi një situatë ideale, në mënyrë që çdo gjë e shkruar të zbatohet me kohë, por ne jemi të kënaqur me bashkëpunimin, marrëveshjet dhe me implementimin e tyre. Nuk shoh asnjë arsye deri më tani, që të krijojmë ndonjë ambient diskutimesh për çështje, të cilat në mënyrë shumë normale ne mund t’i diskutojmë bashkërisht”, ka deklaruar Mustafa.

Top Channel