Shkodër, sekuestrohen 50 kg hashash, në kërkim 5 persona

19/10/2016 00:00

50 kg lëndë narkotike dhe 385 bimë kanabis sativa në proces tharrje janë sekuestruar nga policia e Shkodrës, ndërkohë që janë shpallur në kërkim pesë persona.

Në sajë të operacionit policor “Muzgu” janë ushtruar kontrolle në disa banesa në fshatin Kir ku dhe është gjetur sasia e drogës e paketuar nëpër thasë gati për shitje, dhe 385 bimë narkotike në proces tharje. Këto të fundit u asgjësuan me anë të djegies.

Në kërkim janë shpallur B.M 21 vjeç, G.M 43 vjeçe,  F.P 42 vjeç, Gj.P 31 vjeç dhe K.Gj, të gjithë banues në fshatin Kir.

Top Channel