Një vit me parë, Darrick Thomson, 42 vjeç i shpëtoi jetën dhe pasi Kham Lha e mori veten, e hodhi atë në Parkun Natyror të Elefantëve në Chiang Mai, Tajlandë.

42-vjeçari thotë se ka ndërtuar një lidhje të fortë me elefantin, megjithëse periudha që kaluan bashkë ishte mjaft e shkurtër.

Për të testuar sesa e fortë është kjo lidhje, Darrick vendos të hidhet në një lumë të parkut në momentin që sheh Kham, tashmë të adoptuar nga një familje elefantësh të parkut.

Menjëherë sapo sheh njeriun që i shpëtoi jetën dhe që e trajnoi për t’u ushqyer dhe mbijetuar në natyrë dhe duke kujtuar se ai ishte në rrezik për t’u mbytur, Kham lëshohet furishëm drejt tij për ta shpëtuar.

Vetë 42-vjeçari, që aktivizohet prej vitesh tashmë në Tajlandë në ruajtjen e elefantëve, thotë se asnjë prej elefantëve të tjerë nuk lëvizi, përveç Kham.

“Kjo provon që elefantët nuk harrojnë kurrë! Kurrë!”, thotë ai.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel