Dorëhiqet drejtoresha e “Koço Gliozheni”, Rubena Moisiu

18/10/2016 00:00

Drejtoresha e maternitetit “Koço Gliozheni”, Rubena Moisiu, është larguar nga detyra që mbante prej shumë vitesh.

Burime nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë me dije se Moisiu ka dhënë dorëheqjen nga posti.

Ende nuk dihen motivet e largimit të saj, por ai vjen pak kohë nga vdekja e një gruaje shtatzënë dhe foshnjës së saj.

Në krye të maternitetit është caktuar mjeku Arben Rugia.

Top Channel