Kapen 15 kg hashash në pikën e Murriqanit, pranga transportuesit

17/10/2016 00:00

Një sasi prej 15 kilogramë hashash është kapur nga policia kufitare në doganen e Murriqanit.

Një mjet që udhëtonte drejt Malit të Zi është nxjerrë nga rreshti dhe është kontrolluar me imtësi nga policia, e cila gjeti në pjesën e trupit sasinë e drogës, e paketuar dhe e maskuar.

Transportuesi, një shtetas nga Tirana, është arrestuar në flagrancë.

Top Channel