Mund të duket e çuditshme por ja që ndodh. Një aktore ruse ka shokuar fansat e saj teksa ka postuar një video ku i duhet të heqë buzët që të ushqehet.

Evelina Bledans, një yll i kinemasë ruse, kishte vendosur buzë silikoni për një prej roleve të saj më të njohura, por nuk dëshiron të hajë me to.  Teksa një mik i saj ka filmuar në telefon të gjithë procedurën, asistentja e aktores 47-vjeçare i heq buzët e fryra.

Aktorja duket se ndjen dhimbje në pamjet që u bënë menjëherë virale në internet dhe në rrjetet sociale.

Vetë Bledans pyet online ndjekësit e saj: “A ju duhet të hiqni buzët para se të hani drekë?”. Disa prej përdoruesve u duket videoja shumë e shpifur, por të tjerë komentues kërkojnë të dijnë se si e menaxhon aktorja një ndryshim të tillë drastik.

Top Channel