Pogba: Mourinho më kërkon të luaj si Pirlo

12/10/2016 00:00

Goli në Holandë duket sikur e ka ulur pak dozën e kritikës në Francë, por gjithsesi Paul Pogba nuk e ka mbaruar ende provën në Manchester, ku për të këtë verë shpenzuan më shumë se 100 milionë për t’ia marrë Juves, si edhe për të bindur trajnerin Mourinho, që beson shumë tek ai dhe një revolucion taktik që ende nuk është parë.

Dhe një herë flitet për pozicionin në fushë të Paul Pogba, që te Juventusi luajti si një sulmues i fshehur, ndërsa tani nën urdhrat e Special One është krijuar ideja se ai mund të luajë ‘all Pirlo’.

E përditshmja portugeze “A Bola” ka zbuluar disa deklarata që Pogba ka bërë: “Mourinho me jep udhëzimet dhe unë mundohem që ti ndjek, por më duhet që të përshtatem me to” – u shpreh mesfushori portugez. “Detyra ime është të rikuperoj topa dhe të marr pjesë në fazën mbrojtëse të skuadrës, një lojë tjetër nga ajo që jam mësuar. Më kërkon të luaj pak a shumë si Pirlo”.

Top Channel