OBSH vendos të mbështesë “taksën e sheqerit”

11/10/2016 00:00

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vendosur të mbështesë vendet që kanë aplikuar të ashtuquajtuarën “taksë e sheqerit” mbi pijet e ëmbla.

Sipas një raporti të OBSH-së, rritja me 20% e çmimit të pijeve, si pasojë e kësaj takse, sjell ulje të konsumit dhe rrjedhimisht ushqyerje më të mirë.

Më herët, OBSH kishte këshilluar njerëzit të konsumonin më pak sheqer, por nuk kishte mbështetur taksa në këtë kuadër. Shumë vende në botë, si Meksika apo Hungaria, me të tjerave taksojnë produktet me sheqer të shtuar.

Sipas OBSH-së, qëllimi është reduktimi i konsumit të sheqerit të përpunuar nga pijet, por edhe produkte të tjera, diçka që rezulton në reduktim të obezitetit, diabetit dhe problemeve me dhëmbët.

Sheqernat e lira, siç njihen ndryshe, janë të gjitha llojet e sheqerit në ushqime, me përjashtim të atyre që gjenden natyrshëm te frutat dhe qumështi. Sipas OBSH-së, nga pikëpamja ushqimore, njerëzit nuk kanë nevojë për sheqer në dietën e tyre.

Megjithatë OBSH-ja, duke u treguar diplomatike tha se duhen taksuar produktet me sheqer që kanë një alternative të shëndetshme. Në raportin e këtij organizmi shkruhet gjithashtu se subvencionet qeveritare për frutat dhe perimet, diçka që ul çmimin e tyre, kanë funksionuar shumë mirë, pasi kanë rritur konsumin e këtyre produkteve të shëndetshme.

Top Channel