Ndihmat për Haitin, lojtarët e NFL japin kontributin

11/10/2016 00:00

Skuadra e Washington Redskins në National Footbal League vendosi t’i bashkohet fushatës për të ndihmuar Haitin që ditët e fundit u godit nga uragani “Matthew”, i cili shkaktoi 1000 viktima. Pierre Garcon dhe Ricky Jean Francois tashmë kanë mbërritur në Port Au Prince për të shpërndarë ndihmat mjekësore në kryeqytetin e Haitit.

“Jemi këtu për të dhënë ndihmat për familjet dhe miqtë tanë që po përballen me pasojat e Uraganit Mattheë”, tha Garcon-në u përpoqëm që të sillnim disa pajisje mjekësore që kishim në ambientet tona të stërvitjes. Duke qenë se kishim një sasi tepër, drejtuesit e skuadrës na lejuan që t’i sillnim ato këtu për të ndihmuar njerëzit tanë dhe ata që kanë nevojë”.

Si Pierre Garcon ashtu edhe Ricky Jean Francois janë me origjinë haitiane dhe një pjesë e familjarëve të tyre jetojnë ende në këtë ishull. Francois theksoi se haitianët do të dinë ta kalojnë këtë situatë të shkaktuar nga uragani Mattheë që konsiderohet si stuhia më e fortë që ka prekur brigjet e Karaibeve që nga muaji shkurt i vitit 2007. Gjithsesi forca e këtij uragani ka rënë për t’u shndërruar në një ciklon post-tropikal.

Top Channel