Tiranë, plagoset një 23-vjeçar

09/10/2016 00:00

Një 23-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në orët e para të së dielës në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bedri Karapici” ku Amarildo Koçeku është qëlluar nga Shëptim Taho i cili është shpallur në kërkim.

Në vendngjarje policia gjeti 3 gëzhoja si dhe automjetin në pronësi të autorit të dyshuar.

Për momentin motivet mbeten të paqarta ndërsa paraprakisht dyshohet se plagosja ka ardhur pas një sherri mes të rinjve në rrjetet sociale.

Top Channel