Kapet 50 kilogramë hashash në Memaliaj, policia në ndjekje të një 49-vjeçari

09/10/2016 00:00

Policia e Gjirokastrës njofton se ka sekuestruar 50 kg lëndë narkotike të dyshuar si kanabis sativa në qytetin e Memaliajt. Forcat e rendit u njoftuan në rrugë operative se një mjet me targa AA 976 BO që po lëvizte në rruge dytësore mund të transportonte lëndë narkotike.

Policia, pasi e pikasi mjetin, i ka bërë shenjë të ndalojë po drejtuesi i tij është larguar me shpejtësi duke rrezikuar edhe jetën e efektivëve të gjendur aty.

Menjëherë ata janë vënë në ndjekje të mjetit, por drejtuesi i tij S.V, 49-vjeç, banues në Bulqizë, e ka braktisur atë në një arë dhe është larguar prej andej, duke përfituar edhe nga terreni i vështirë.

Nga kontrolli në automjet policia gjeti 5 thasë plastmasi me lëndë narkotike me peshë 50 kg të cilat i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel