“Alo” për shërbimet publike, “call center” në ndihmë të qytetarëve për të shmangur radhët

08/10/2016 00:00

30 deri në 60% e qytetarëve që mbajnë radhë para zyrave të shtetit shkojnë atje thjesht për të marrë informacion dhe jo një shërbim të caktuar. Por tashmë në dispozicion të tyre do të jetë një numër kombëtar, ku mund të informohen për rreth 400 shërbime nga 1400 që ofron shteti gjithsej.

“118 00 është numri ku secili nga sot mund të telefonojë për të bërë tre pyetje të thjeshta, më duhet ky shërbim publik, cfarë dokumenttash duhet të kem me vete, ku dhe kur mund ta marr shërbimin dhe sa më kushton”, deklaroi ministrja e Inovacionit, Milena Harito.

Ministrja Harito thotë se “call centeri” do të jetë i disponueshëm për qytetarët nga e hëna në të shtunë nga ora 7 deri në orën 21:00. “Top Channel” e provoi vetë të telefonojë në 118 00 për të parë nëse shërbimi funksionon

Operatorët ofrojnë informacione mbi shërbimet e 10 institucioneve, nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme tek Qendra Kombëtare e Biznesit.

Top Channel